PD vijon akuzat për teatrin: Pastrimi i parave të drogës me ndërtimin e 6 kullave (VIDEO)

PD vijon akuzat për teatrin: Pastrimi i parave të drogës me ndërtimin e 6 kullave (VIDEO)

Partia Demokratike ka denoncuar sërish ndërtimin e kullave pranë Teatrit Kombëtar, duke theksuar se po realizon afera korruptive me kompaninë “Fusha Sh.p.k”, e cila pritet të marrë përsipër ndërtimin e Teatrit.

Sipas deputetes Albana Vokshi, kullat do të ndërtohen në truallin e Teatrit dhe sipas saj, kjo kompani ka marrë pa garë 127 tendera publikë, me vlerën e 80 milionë eurove, ndërsa së fundi, qeveria dëshiron t’i japë edhe rreth 8500 metra katrorë tokë, në zonën e Teatrit Kombëtar.

Subjekti “Fusha” ka marrë pa garë ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, që mbyti veten, Bashkinë e Tiranës dhe Bibliotekën Kombëtare, si dhe parkingun e këtij sheshi. Kjo kompani ka marrë së fundmi edhe hidrocentralin e Kalivaçit, nëpërmjet një skeme tërësisht korruptive, ndërsa tashmë Edi Rama dëshiron t’i japë edhe 8500 metra katrorë tokë, që i përkasin Teatrit Kombëtar”, deklaroi Vokshi.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Albana Vokshi theksoi se Rama po shfrytëzon mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se PD mbetet e angazhuar maksimalisht për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja.

Patrimi i parave të pista të drogës dhe korrupsionit është arsyeja e vetme për nxitimin e Edi Ramës për të miratuar brenda 5 ditësh me procedurë të përshpejtuar, në shkelje të Rregullores, të 4 ligjeve në fuqi dhe të Kushtetuës një ligj të personalizuar me emrin e kompanisë Fusha. Edi Rama ka nxjerrë jashtë loje Gjykatën Kushtetuese dhe po e shfrytëzon maksimalisht mungesën e funksionimit të saj. Por ai ka harruar t’i bëjë llogaritë me popullin dhe qëndresën e tij. Ne do të mbrojmë me çdo kusht Teatrin Kombëtar, nga zhvatja prej mafias në pushtet”, deklaroi deputetja e PD-së.

Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se ky subjekt politik do të vijojë të denoncojë aferat korruptive të qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe kësaj kompanie, që sipas Vokshit, shërben për pastrimin e parave të drogës dhe krimit të organizuar.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy