
Një 66-vjeçar ka rënë nga skela teksa po punonte në një ndërtesë në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.
"Më datë 06.09.2024, në rrugën "Bardhok Biba", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."



