Astrologia Elena Demollari bën parashikimin javor të letrave Tarot, duke zbuluar se kush do jenë më me fat dhe kush më pak.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se për të lindurit e shenjës së gaforres parashikohen përmirësime ekonomike.
Dashi
Gjatë kësaj jave do marrin vendime, do ketë fillime të reja, mund të kenë probleme shëndetësore apo gjendje gripale. Mund të ketë rënie psikologjike por do e marrin situatën në dorë. Mund të jenë zemërthyer lidhur me dashurinë. Do të kenë një ngritje ekonomike financiare.
Demi
Gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me sherret dhe debatet. Parashikohen nisma të reja dhe vendime të reja. Saturni mund t’iu japë pak çekuilibrim. Më parë kanë marrë nisma të nxituara, por rrota e fatit do të jetë në drejtimin e tyre. Demat janë me fat për këtë javë.
Binjakët
Mund të keni pasur konflikte së fundmi, por kjo situatë do të përmirësohet. Do të keni ndryshime gjatë kësaj jave, si në punë, dashuri dhe familje. Çdo situate do i dilni përpara. Nëse jeni në pritje të disa lajmeve, do të merrni lajme të mira.
Gaforrja
Kujdes duhet të keni nga miqësitë false. Keni një rrugë të gjatë për të arritur aty ku dëshironi. Gjithsesi do arrini që të gjeni qetësinë shpirtërore që iu ka munguar. Mund të ketë ngritje ekonomike dhe dëshirat tuaja mund të bëhen realitet.
Luani
Mund të përballen me një lajm të mirë dhe një tjetër të keq. Parashikohen përmirësime financiare gjatë kësaj jave, por bëni kujdes me menaxhimin.
Virgjëresha
Pavarësisht një mërzie të kaluar, gjërat do të stabilizohen. Në punë do të ketë një mbingarkesë, por do të dalin të fituar, pasi do çelë diçka e re. Për kontrata pune dhe dokumente, duhet të konsultohen me një avokat. Parashikohen ngritje financiare.
Peshorja
Besojini intuitës dhe energjisë. Mos e ktheni kokën mbas, por ecni përpara. Do ketë përfitime të vogla në para. Kujdes duhet të tregojnë nga personat spiunë. Parashikohet një ngritje ekonomike financiare.
Akrepi
Pavarësisht një humbje parash me të cilat jeni përballur, do të arrini të gjeni stabilitet. Shumë thashetheme do i keni në ajër. Nga ana shpirtërore do të gjejnë qetësinë, do të ndjejnë një çlirim.
Shigjetari
Duhet treguar kujdes ndaj personave negativ dhe hakmarrës. Në punën e tyre do të kenë kujdes dhe do të ketë ngritje ekonomike. Parashikohen takime, telefonata dhe udhëtime të furishme.
Bricjapi
Pavarësisht vështirësive që kanë kaluar, do të çelë diçka e re. Parashikohen udhëtime të gjata dhe fitore në problemet që keni pasur. Në dashuri mund të ketë xhelozi. Kanë diellin në shenjën e tyre.
Ujori
Duhet të keni kujdes, pasi dikush do iu presë në besë gjatë kësaj jave. Këshillohet që të shmangen debatet dhe mosmarrëveshjet gjatë kësaj jave. Urani mund të sjellë çekuilibrim gjatë kësaj jave.
Peshqit
Pavarësisht shpenzimeve, do të kenë një rritje ekonomike financiare. Në dashuri, mund të jenë pak zemërthyer. Për kontratat e punës duhet të kenë kujdes dhe të konsultohen.



