
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i pari që duhet të hiqet nga lista e veteranëve si veteran i rremë.
Gjatë konferencës për media të mbajtur sot Krasniqi tha se kryeministri duhet të japë i pari shembullin për pastrimin e listës.
Veteranët duhet të jenë të përfshirë në pagën minimale ashtu siç ka qenë në fillim. Të gjithë ne kemi thënë se ka probleme me listat e veteranëve dhe ato lista duhet të pastrohen dhe kushdo që s[ka qenë veteran e që është pjesë e saj duhet të hiqet ajo, por i pari qe duhet të hiqet si veteran i rrejshëm është Albin Kurti, sepse është kryeministër i Kosovës e s’mundet me qenë veteran një njeri i cili asnjëherë nuk e ka veshur në asnjë minutë uniformën e UÇK-së dhe ai duhet të japë shembull persona, i pari të largohet, të thotë unë nuk jam veteran. Mund të jetë në ndonjë kategori tjetër, sepse ka qenë i angazhuar në zyrën e Adem Demaçit por jo ta quajë vetën veteran luftëtar. Ai më shumë se një vit qeveri, asnjë hap se ka ndërmarrë për këtë çështje”.



