Largohet pasi përplasi këmbësoren/ Moderatorja Bejleri rrezikon një vit burg

Largohet pasi përplasi këmbësoren/ Moderatorja Bejleri rrezikon një vit burg

Policia ka zbardhur akuzat që rëndojnë mbi moderatoren Ilda Bejleri e cila ka përplasur me makinë ditën e djeshme 63 vjeçarja Elketa Gjuzi në zonën e Myslym Shyrit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Polica bën me dije se Ilda Bejleri është shoqëruar dhe marrë në pyetje pasi mbi të rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nëse këto akuza rezultojnë në vërteta për Ildën, sipas nenit të kodit penal moderatorja rrezikon të dënohet me gjobë ose me 1 vit burg.

NENI I KODIT PENAL:

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.

63 vjeçarja Elketa Gjuzi ka folur nga spitali dhe ka thënë se është aksidentuar pikërisht nga moderatorja, e cila pasi e ka hedhur 2 metra larg është larguar duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi.

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar në lidhje me aksidnetin e ndodhur një natë më parë, ku e plagosur mbeti një 63-vjeçare e identifikuar si Enriketa Gjuzi. Në një status në rrjetet sociale, Ilda shkruan për mllefin për që kanë shfaqur njerëzit kundër saj dhe u kërkon mediave që të ndalin lajmet e rreme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy