Teknicienë nga diaspora në qeverinë e re, Nano: Nëse do mbulojnë poste të rëndësishme nuk më duket serioze

Teknicienë nga diaspora në qeverinë e re, Nano: Nëse do mbulojnë poste të rëndësishme nuk më duket serioze

Idenë e kryeministrit Edi Rama për të përfshirë në kabinetin e ri qeveritarë teknicienë nga diaspora që mund të punojnë dhe online, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar të çuditshme. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV për të komentuar aktualitetin politik, Nano tha se fakti që teknicienët nga diaspora mund të mbulojnë poste të rëndësishme dhe mund të marrin vendime pa e parë nga afër situatën, nuk është serioze.

“Edi Rama shquhet për qasjen e tij eksperimentale. Është ide e çuditshme, por ndoshta është inspiruar nga situata e Covid, por nuk e di çfarë ka pasur në mendje dhe nuk e di se çfarë postesh do të mbulojnë. Nëse do mbulojnë poste të rëndësishme mua nuk më duket serioze. Këto janë reforma që duhen bërë dhe duhet të flitet me opozitën për të bërë një administratë meritokratike dhe jo për ta ndarë atë. Një nga dramat e jetës politike në Shqipëri është nëse ndërrohet sistemi ndërrohet edhe administrata. Administrata nuk duhet të preket nga tranzicioni i ndërrimit të pushtetit”, tha Nano.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy