Gordani: Qeveria, bast të fortë duke mos ndryshuar çmimin! Kostot e energjisë nuk vendosen, llogariten

Gordani: Qeveria, bast të fortë duke mos ndryshuar çmimin! Kostot e energjisë nuk vendosen, llogariten

Eksperti i energjisë, Lorenc Gordani, është i bindjes se sektori i energjisë në vend nuk po përballet me emergjencë por me luhatje.

Për reshjet e fundit në vend, ai tha se duhet ta përmirësojnë situatën dhe se rreth një javë më parë ka pasur shira të mjaftueshëm por pa ndryshim të rëndësishëm, ndonëse u shënua një përmirësim me 8-9 metra në nivelin e Fierzës.

Duke folur për MCN Tv, Gordani deklaroi se edhe kaskada dhe baseni me 2-3 shira mund të shkojë në situatën optimale, ndaj tha se nuk duhet të shqetësohemi as për arritjen në nivele që krijojnë shqetësim, pasi rezerva hidrike është e tillë që nëse është e mbushur në kuotën maksimale do ti mjaftonte Shqipërisë për 3 muaj.

Sektori i energjisë është shumë më i komplikuar dhe teknik, politika hera herës mundohet ta bëjë të kuptueshëm. Ministria e Energjisë po punon pa ndonjë asistencë për të bërë ndonjë zgjidhje të shpejtë e cila do bëhet e ditur dhe publike. Diçka e tillë do të lidhet me të ardhurat që kanë familjarët, por është vështirë të realizohet. Si modeli që ka ndjekur së fundmi, për tarifat në Kosovë mi 800 kw në muaj për familje, familjet e pasura, nuk subvencionohen më. Kjo besoj është në finale zgjidhja, por duhet të presim dhe diçka e tillë duhet të jetë shumë shpejt se po punohet për të dhënë një zgjidhje. Do të kemi së shpejti brenda pak ditësh një shpjegim të asaj që do jenë masat që parashikohen të merren. Aspekti i dytë, që në tetor të vitit të kaluar me shpalljen e gjendjes emergjente, vjen si vendimmarrje politike dhe nuk është hapi i vetëm apo i parë. Si zgjidhje afatshkurtër, vendimmarrje politike e pastër nëse ka një lidership të plotë. Rama përgjithësisht nuk do të ketë ndryshim të çmimeve të energjisë. Më në fund kemi një rimendim në këtë drejtim duke parë që është e pamundur të vazhdohet. Kostot e energjisë nuk vendosen, llogariten. Ndaj do bëhet llogariten kostot.

Lidhur me një kthim të mundshëm në çmimet e energjisë kur një megavat për orë blihej me 90 euro, ai kujtoi se ky është çmim shumice me të cilën blihet energjia në bursë.

Ne i drejtohemi bursës ose tregtarëve. Diçka e tillë është e paparashikueshme në mënyrë të plotë. Gjatë gjithë këtij viti çmimi i energjisë pritet 250-300 euro, që do të thotë se i largohemi fashës ose rrezikut që mund të kishim çmime 500 euro për megavat orë. Nuk kemi një ulje të fortë drastike dhe as nuk mund të ketë në kthime të çmimeve të mëhershme. Dihet t’i bëjmë llogaritë për një situatë që do zgjasë në vijimësi. Nëse ka qenë zgjidhja në afatshkurtër ose më pozitive, në mos ndryshimin e çmimeve, qeveria Rama ka vënë një bast të fortë. Personalisht jam i idesë se duhet të ngulmojmë drejt një ndryshimi të situatës apo qasje që kemi me tregun. Edhe në vitin e ardhshëm nuk pritet skenar më i lehtësua. Tregjet në ditët e sotme, do jenë gjithmonë të ndërvarur dhe do kenë luhatje. Aktualisht më 15 prill skadon VKM e qeverisë për situatën e emergjencës energjetike. Por ne nuk kemi emergjencë në furnizim, as avari dhe as thatësirë. Situatat janë të luhatshme dhe situatat e emergjencës duhet të futen në periudha kohore të justifikueshme dhe jo kaq të zgjatur.

Gordani deklaroi se duhet të lëshohet bursa shqiptare e energjisë, në mënyrë që shoqëritë të bëhen pjesë e kësaj burse në mënyrë direkte jo nëpërmjet brokerave.

Sipas tij, garancitë sovrane nuk janë ndihmë direkte për kompanitë, por janë borxh i shtuar dhe se kompanitë kanë shtuar borxhe të reja, nuk mund t’i drejtohen bankave tregtare.

Nuk mund të shtojmë borxhe të reja. Nëse nuk bëhemi pjesë të bursave, nuk zgjidhim problemin por do jemi të ndërvarur. Në kohë të gjatë vetëm tregjet funksionale likuide sjellin zhvillim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy