Nard Ndoka, i ftuar në ‘MCN Live’, ka reaguar ndaj rezolutës së votuar dje në Parlament me 72 vota pro, ku Shqipëria shpalli Iranin si shtet terrorist.
Ndoka e konsideron vendimin të pa matur dhe kritikoi kryeministrin Edi Rama për servilizëm ndaj SHBA-së, ndërsa vuri në dukje pasojat për peshën ndërkombëtare të vendit.
Është një sevilizim folkolorik me lojë fodullëku… pa diskutim nuk shohin pjesën ku bëjnë pjesë dhe ku përpiqemi të kemi një politikë dinjitoze me ndërkombëtarët.
Kjo lë një shije të keqe, kur një kryeministër ka një luftë të hapur me Europën dhe bën servilin me SHBA në një mënyrë që të bën të ndjehesh keq kur e sheh.
Ai shtoi se vendimi nuk sjell përfitim për vendin, ndërsa theksoi se raketat e lëshuara nga Irani mund të vijnë dhe në Shqipëri.
Nga kjo rezolutë, Shqipëria nuk ka lidhje, por bëhemi objekt qitje dhe shpresoj që mos ta hamë ne, por të jetë Rama në qendër. Na vendos si një vend pa peshë, as ushtarake, as politike, duke luajtur rolin e servilit pa arsye dhe pa takt. Ky nxitim na vendos objekt qitje. përfundoi kreu i PDK-së.
Rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet terrorist u miratua dje me 72 vota pro në parlamentin shqiptar. Ky vendim ka ngjallur debate mes forcave politike, duke nxitur kritika për mënyrën e menaxhimit të politikës së jashtme dhe rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Çdo gjë ka kosto. Irani ka një çoroditje sot në kufijtë e papërgjegjshmërisë, po godet vendet kufitare, ne e kthejmë duke e ngacmuar herë pas here. Në këtë agjent Rama përpiqet të ketë protagonizmin.
Rreziku është që ato raketa që shkojnë gjithandej mund të vinë dhe në Shqipëri. Raketat e Iranit të lëshuara si shi mund të vinë dhe në Shqipëri, se të shkonin në Surrel do ishte gjysma e të keqes.



