Thaçi: Demarkacioni është një votë për të forcuar integrimin në BE

Thaçi: Demarkacioni është një votë për të forcuar integrimin në BE

Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit që vendosi se ditën e nesërme do të mblidhet parlamenti të votuar Demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se pret që pret që marrëveshja për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e nesërme.

Presidenti Thaçi, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social "Twitter", ka paralajmëruar të mërkurën se votimi i Demarkacionit do të hapte rrugë të reja për kosovarët.

"Nesër pres që të gjithë deputetët në Kuvendin e Kosovës të përqendrohen për t'i mundësuar qytetarëve tanë lirinë e lëvizjes, duke hapur rrugë të reja për studentët tanë dhe duke krijuar mundësi të reja për sipërmarrësit tanë", ka shkruar Thaçi.

Thaçi po ashtu ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do ta forconte sovranitetin e vendit.

"Votimi për demarkacionin e kufirit është votë për forcimin e integrimit tonë në BE dhe për forcimin e sovranitetit tonë", ka theksuar presidenti kosovar. 

Më parë ishte ambasadori i SHBA në Prishtinë që i bënte thirje klasës politike të Kosovës që të ratifikonte marrëveshjen e demarkacionit.  


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy