
Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për të hequr nga faqët e internetit reklamat për lojërat e fatit, një lajmërim tjetër vjen nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
AKEP iu bën thirrje të tgjithave portaleve online që janë të regjistruara të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në qendrën kombëtare të biznesit.
Në thirrjen e AKEP janë të listuar 44 portale që rezultojnë të regjistruar por që duhet të paraqiten pranë QKB-së për tu pajisur me niptin dh eta paraqesin atë në opsionin Kontakt tek faqet e tyre.
Sipas këtij njoftimi nuk do të ketë një shtyrje afati dhe menjëherë pas përfundimit të 72 orëshit AKEP do të mbyll cdo portal të paregjistruar në QKB.
Ndërkohë që OSBE e pyetur nga Tema Tv, në lidhje me paketën Antishpifje thotë se po e monitoron këtë situatë.



