
Aktori francez, Alain Delon, 83 vjeç, pësoi një goditje në tru disa javë më parë, dhe pati një hemorragji cerebrale "të lehtë" dhe po kurohet në një klinikë në Zvicër. Djali i tij, Anthony Delon, i tha shtypit francez , se funksionet jetësore të aktorit janë "të përsosura" dhe se "gjendja e tij, sipas mjekëve, është e qëndrueshme".
Anthony Delon saktësoi se para vajtjes në Zvicër, i ati ishte "operuar në Pitié-Salpétriere (spitali i Parisit) ku ndenji tri javë në kujdesin intensiv.



