
Në një konferencë me drejtuesit më të lartë të drejtësë në vend, ambasadori I BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se një nga sfidat më të rëndësishme është krijimi i garancive për investitorët europian, çka është edhe një nga sfidat kryesiore të integrimit. Ai u ndal edhe tek vakancat edhe stoku i dosjeve në gjyqësor, që sipas tij kërkojnë një zgjidhje immediate.



