Kosovë, sulmi ndaj Kuvendit, flasin agresorët: Mos kaloni demarkacionin me Malin e Zi

Kosovë, sulmi ndaj Kuvendit, flasin agresorët: Mos kaloni demarkacionin me Malin e Zi

Sulmi me predha antitank ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës, gjatë mbrëmjes të së enjtes, është marrë përsipër nga një grup i organizuar që vetëquhet “Rugovasit Rugovasit”. Ky grup ka shpërndarë një e-mail për të gjitha mediat kosovare ku pranohet autorësia dhe shpjegohet motivi i sulmit, por edhe më tepër.

 

Me sa duket motivi i këtij sulmi, ashtu siç shpjegon dhe e-maili, ka të bëjë me marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Gjithashtu autorët, që identifiokohen si banorë të zones Rugovë, kërcënojnë autoritetet se nuk do të ndalen me kaq nëse marrëveshja për kufirin kalon në Kuvend. Nëse kjo gjë ndodh, “Rugovasit Rugovasit” paralajmërojnë sulme në shkallë më të gjërë duke shtuar se “Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet”.

 

E-maili i plotë

 

“Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.

 

Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves.

 

Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha”.  

 

Për më shumë mbi ngjarjen - Tronditet Prishtina, Kuvendi i Kosovës sulmohet me predhë antitank

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy