Për shkak të mungesës së emrit të kandidati është djegur dhe raundi i tretë i zgjedhjes së Presidenti të ri.
Vasilika Hysi tha se komisioni priste emra për kandidatë por nuk është depozituar asnjë emër të bërë publik.
Sipas Kushtetutës, raundi i tretë i votimit është deciziv për zgjedhjen e kreut të shtetit me konsensus midis maxhorancës dhe opozitës.
Raundi i tretë, ashtu si dy raundet e ezauruara, kërkon që kandidati për President që do të regjistrohet në Kuvend me 20 firmat e deputetëve, duhet të marrë jo më pak se 84 vota, pra një shumicë të cilësuar votash.



