Në seancën e Apelit, ish-ministri Lefter Koka ka kërkuar pafajësinë, duke hedhur poshtë akuzat për korrupsion.
Sipas tij, autoritetet duhet të kontrollojnë telefonin e Kryemadhit për të zbuluar emrat që fshihen pas çështjes se inceneratoreve.
Lidhur me këtë fakt, gazetari Xhevahir Zhabina, për “MCN lajme”, tha se Koka ka deklaruar në këtë seancë që nuk është ai ‘peshku i madh’ i korrupsionit dhe se duhet gjetur diku tjetër.
Duket se telefoni i zonjës Kryemadhi në fakt duket se është sendi më ‘in’ që mund të përmendet nga një moment megjithatë i gjithë fokusi ka qenë i bazuar në atë që kemi parë te dosja e Ilir Metës.
Deklarata e z.Koaka vjen nga salla e gjyqit në fakt në Apell ,u ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme lidhur me inceneratorin e Elbasanit ku në fakt Prokuroria ka kërkuar dhe rëndimin e pozitave të zKoka,pasi këkron ta dënojë edhe për shpërdorim detyre. Ndër të tjera ai ka thënës e nuk është peshku i madh i korrupsionit dhe se duhet ta kërkojnë dikë tjetër këtë, duke ngritur disa pikëpyetja në këtë këndvështrim s ai takon vendimmarrjes sa i takon ineceneratorit të Elbasanit.
Në rastin e inceneratorit të Elbasanit, janë marrë disa vendime qeverie në një ditë dhe është e pamundur që Koka të jetë personi që ka bërë të mundur që të tëra institucionet të funksionojnë në një ditë bashkë, kurs ene rastin konkret veprimet janë bërë për disa ditë dhe në mënyrë të shpejt, dhe kjo është pika ku ai kapet në dëshminë e tij.
Sipas Zhabines, Prokuroria mund të ketë nisur hetime të tjera nga komunikimet e telefonit të znj.Kryemadhi.
Kryemadhi në daljen e saj tha se Prokuroria duhet te hetoje dhe të bëjë publike dhe komunikimet që kishte me z.Rama, që kanë pasur më të dhe që ndodhen në telefon,
SPAK mund te jetë duke hetuar por duke pasur parasysh se si funksionojnë hetimet e SPAK kam përshtypjen se edhe nëse kanë nisur hetimet për komunikimet që Kryemadhi ka pasur në telefonin e saj, sigurisht që do duhej kohë për hetime.



