Serbia me mbështetje të hapur nga Rusia ka ngritur një rrjet narrativash që synojnë ta dëmtojnë Kosovën dhe të pengojnë përparimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve.
Ai i bëri thirrje trupës diplomatike të Kosovës që të veprojnë me vendosmëri dhe qartësi dhe të mos i japin hapësirë propagandës serbe.
"Serbia vazhdimisht përdor propagandën dhe dezinformatat si armë të politikës së saj të jashtme. Me mbështetje të hapur nga Rusia, ajo ka ngritur një rrjet narrativash të rreme që synojnë të dëmtojnë shtetin tonë dhe të pengojnë përparimin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, tha ai.



