Eksperti Altin Sulejmani nga Shoqata e Kontabilistëve tha në studion e emisionit MCN Economy se nëse ligji i ri përcakton që mjetet monetare mund t’i rideklarosh në rritje apo në zbritje, e njëjta gjë duhet bërë me kërkesat për arkëtim ose detyrimet.
Është neni 6: Rideklarimi i elementëve të veçantë, pasqyra financiare vjetore. E filluan këtë konsultim publik ku lejohej diferenca pozitive ose negative e cilësdo post të bilancit, të aktiv pasivit me kushtin që të paguaje 5%. Si në rritje edhe në zbritje të një zëri të caktuar të bilancit mund ta rideklaroje, por do paguaje 5%. E kanë emrin pasqyra financiare, apo e kanë emrin aktive monetare kur bëhet fjalë për lekë kesh...
Për çdo diferencë deri në 30% që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, e ka vënë një lloj kufiri, diferenca e cila jep efekt neto në rritjen e të ardhurave të kapitalit subjektit...
Po të jenë në zvogëlim të të ardhurave të kapitalit nuk e përkufizon. Thotë vetëm në rritje të të ardhurave të kapitalit subjektit i lind detyrimi për pagesë tatimi si më poshtë:
Aktivet monetare, rideklarimi i gjendjes kesh të shoqërisë si në ulje dhe në rritje. Pra ti mund të deklarosh edhe më pak para. Të janë bërë shumë aty...ku t’i coj...çoji në arkë. Është bërë ajo arka, ka marrë disa shifra të çmendura ndërkohë që ajo lloj arke nuk është fizikisht se ndoshta nuk e ka tërhequr ortaku dhe ortaku nuk e ka paguar dividentin.
Kanë interesa oligarkët.
Përse arkën e parashikon dhe në zbritje, kurse aktivet e tjera financiare siç janë fshirja e shumave fiktive në zërin kërkesat e arkëtueshme që është klient që për nga natyra doktrinale është paraja me të drejtën për arkëtim është shprehi e të njëjtës gjë.
E drejta për arkëtim zëvendëson përkohësisht paranë. Nuk e kam hasur në asnjë analizë. E drejta apo detyrimi tregtar nga transaksioni tregtar zëvendëson përkohësisht paranë. Në rast se përcakton që mjetet monetare mund t’i rideklarosh në rritje apo në zbritje, të njëjtën gjë do e bësh me kërkesat për arkëtim ose detyrimet. Me kërkesat për arkëtim të thotë: Fshirja e shumave fiktve në zërin e kërkesave të arkëtueshme, për fshirjen e arkëtimeve afatgjata, këtu flet gjithmonë për fshirje për zbritje, rënie.
Vazhdon me deklarimin e aktiveve afatgjata. Mund të deklarosh një tokë, makineri.
Më e rëndësishme është pika dh ku thotë: Rideklarim i fitimit të mbartura të shoqërisë dhe shpërndarja si divident fitim i tij. Tatim në masën 5% për dividentin dhe ndarjen e fitimeve.
Me arkën nuk favorizon, me arkën ke rrezikun e madh që deklaron lekë kesh. Ajo që e penguan. Ky po e bën të kamufluar. Thotë rideklarim të pasqyrave financiare.



