“Gratë që e kanë burrin demokrat kokëshkretë që nuk ha pykë, atje te kutia e votimit te vota e fshehtë të votojnë Shukriun dhe burrat në punë të vet dhe gratë të shkojnë në drejtimine duhur me Shukriun, vetëm në drejtimin e duhur”, kështu pati thënë kryetari i PS-së Edi Rama kur prezantoi në Dibër, Shukri Xhelilin si drejtimi i duhur për grate, vajzat dhe të gjithë dibranët.
Një videoskandal i publikuar në Ora news hedh dritë mbi drejtimin e Ramës dhe Shukri Xhelilit. Ky i fundit shkëmbente vendet e punës me aferë seksuale me vajzat e reja të Dibrës. Problemi nuk është Shukriu sepse manjak seksualë ka çdo shoqëri dhe ky nuk është fundi i botës. Por fundi i Rilindjes është ama. Sepse Rama e ka zgjedhur atë në krye të Dibrës dhe ia ka servirur dibranëve si drejtimi i duhur. Publikisht i ka bërë thirrje grave e vajzave të Dibrës të lënë burrat “kokëshkretë” në punë të vet e të shkojnë në drejtimin e duhur me Shukriun.
Problem më i madh është tek përzgjedhja që ka bërë Rama për Dibrën dhe jo vetëm për Dibrën. Kur kërkoi një kandidat për Dibrën Edi Rama me siguri ka pyetur mirë se cili do të ishte më i miri për Rilindjen. Me siguri dikush i ka thënë se ky njeri ka një huq të madh që është maniak seksual, sepse Dibra është aq e vogël sa të gjithë qytetarët e njohin njëri-tjetrin. Ka pak gjasa që huqi i madh i Shukriut të mos njihej ndër dibranë. Me siguri Rama e ka ditur një gjë të tillë kur i bëri thirrje grave të lënë burrat e të shkojnë në drejtimin e duhur me Shukriun.
Ky është turpi i Rilindjes dhe padyshim është faza e fundit e degradimit të saj.



