Lajçak: Takimi i sotëm mes kordinatorëve, hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Lajçak: Takimi i sotëm mes kordinatorëve, hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Të enjten në Bruksel është zhvilluar takimi i dytë brenda një jave, në nivel ekspertësh, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për këtë proces, Mirosllav Lajcak.

Emisari i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, tha se diskutimet e sotme në Bruksel në kuadër të nivelit të ekspertëve nga Beogradi dhe Prishtina ishin një hap tepër i rëndësishëm drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse që normalizon raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak gjithashtu ka njoftuar se puna rreth dialogut do të vazhdojë në fundin e muajit gusht.

 “Takimi i sotëm Beograd-Prishtinë i nivelit të ekspertëve ishte një hap tjetër i rëndësishëm për procesin drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar ai.

Koordinatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka përsëritur se në takimin 7-orësh me koordinatorin e palës serbe, Marko Gjuriq, është biseduar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.Ai ka thënë se sot janë trajtuar elemente ose kapituj të kësaj marrëveshjeje, e cila sipas tij do të jetë ligjërisht e obligueshme, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për zgjidhje parciale të asnjë çështje veç e veç.

“Po negociojmë element të një marrëveshje të përgjithshme e cila në fund do të jetë ligjërisht e obligueshme ndërkombëtarisht dhe patjetër që duhet të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve reciproke Kosovë Serbi që nënkupton pashmangshëm njohje reciproke”, ka thënë ai.

Ai thotë se bisedat aktuale janë skajshmërisht politike sepse përcaktojnë qartë dispozitat e një marrëveshje të përgjithshme e cila specifikon obligime dhe zotime ligjërisht të obligueshme edhe politike edhe ligjore. Hyseni tutje ka shtuar se nuk ka marrëveshje për asnjë kapitull veç e veç përderisa nuk do të ketë marrëveshje të përgjithshme.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy