“Syri i natës” zbulon parcelën me kanabis në Peqin, 5 të arrestuar/ Sekuestrohet arsenal armësh

“Syri i natës” zbulon parcelën me kanabis në Peqin, 5 të arrestuar/ Sekuestrohet arsenal armësh

“Syri i natës” u kodua një operacion i policisë së Peqinit gjatë të cilit u arrestuan pesë persona, të akuzuar për kultivim kanabisi, ndërsa iu zbulua dhe një arsenal armësh.

Si rezultat i operacionit u asgjësuan 112 bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë si dhe u sekuestruan tre armë zjarri, municion luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.  

Në kuadër të operacionit të shtrirë në disa javë u arrestuan në flagrancë Qemal Kaseja, 67 vjeç, Qazim Kaseja, 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, Erges Juba, 37 vjeç, banues në Peqin dhe Altin Haskasa, 31 vjeç dhe Ali Haskasa 59 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.

Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. J. 

Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Nga kontrollet në banesat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, dy pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, një armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy