Inxhinierja e pasionuar pas etnokulturës: Ja si e dokumentova procesin e teleisjes së nuses. Kam gjetur 42 kostume të vjetra

Inxhinierja e pasionuar pas etnokulturës: Ja si e dokumentova procesin e teleisjes së nuses. Kam gjetur 42 kostume të vjetra

Eralda Baze, me profesion inxhineri e ndërtimit dhe njëkohësisht shkrimtare, pasionin e saj për kostumografinë shqiptare, e ndjek prej kohësh.

E ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, me veshje të zonës së Bendes nga Malësia e Tiranës, së bashku me vogëlushen Kristen që ndjek veshjet popullore, foli për pasionin e saj për kostumografinë shqiptare.

Baze thotë se ka zbuluar 42 veshje tradicionale të vjetra.

Inxhinieria e ndërtimit është profesioni im dhe pasioni por njeriu nuk duhet të ndalet zë zbuluari pasione të tjera.

Jam rritur dhe brumuar me tradita.

Modernizimi i ka lënë në hije traditat, stigma që po paragjykohesh si demode, si arkaike, por ka njerëz që e pëlqejnë. Kam arritur te ndjek këtë pasion, kam gjetur 42 veshje tradicionale  në tërë zonat shqiptare.

Veriu qëndron më konservatore në këtë pjesë, në kuptimin e ruajtjes së kostumografisë. Kurse edhe Shqipëria e Mesme, gati e njëjta gjë, por e ka ruajtur në qendra kulturore pse nëpër artizanat private.

Veshja e Hasit të Kosovës është më madhështorja, veshja e Zymit, poashtu, kurse Gjubleta është më impozantja.

Inxhinierja Baze, e ka dokumentuar me fakte procesin e teleisjes në zonën e malësisë së Sharrit, në Tetovë.

Teleisja vjen nga fjala tel. Zonja e lyen telin me pluhur të artë dhe bën vijat që simbolizojnë rrezet e diellit. Si traditë është shumë e lashtë, teleisja e nuses ilire me simbole pagane, sipas besimeve të lashta.

Boja e bardhë simbolizon një figurë të re, një gjë të re, të jetë të re. Faqet e kuqe simbolizojnë zjarrin në familje, nënkupton ngrohtësinë familjare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy