Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci në një intervistë për MCN TV u shpreh se nuk priste që të jepej një datë konkrete për liberalizimin e vizave të Kosovës në Samitin e Sllovenisë. Peci u shpreh se shpresa për një vendim të till ekziston në Samitin e BE-së që do të mbahet në dhjetor.
Ndërkohë më tej, ish-shefi i Zyrës Ndërlidhëse sëKosovës në Beograd,tha se fokusi i BE tashmë është më shumë në bashkëpunimin e tregut të BE me Ballkanin Perëndimor sesa integrimi i rajonit.
Sipas Pecit këtë gjë e ka treguar dhe vetë presidenti francez Emmanuel Macron i cili më herët ka thënë se BE tashmë është më e përqendruar në reformimin e saj nga brenda sesa në zgjerim.
“Problemi në lidhje me liberalizimin e vizave nuk është e koncentruar te vendet mos njohëse. Kosova e ka problemin me Francën dhe Holandën pasi janë të përqendruara te kushtet që Kosova nuk përmbush. Nuk ka ndonjë shpresë që një vendim i tillë do të merrej, presim në Samuitin e BE-së në Dhjetor, cfarë do të ndodh, por nuk kam pritur që të merret ndonjë vendim në këtë samit pasi nuk merret zakonisht vendime të rëndësishme.
Nuk mendoj që do të kishte ndonjë opsion që do të zhvillohej me shpejtësi pasi fokusi i BE është tregu i BP me atë të BE. Nga këtu shihet tendencë e BE që të bëjë integrim të tregut të rajonit me BE por jo politikë pasi dhe vetë presidenti francez tha se para se të bëhet zgjerimi duhet të ndryshohet vetë BE nga brenda. Nga ana tjetër Ballkani i Hapur do të jetë opsion rezervë nëse nuk realizohet tregjet rajonale me ato të BE.”, u shpreh Peci.



