Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Fusha e Aviacionit në kryeqytet.
Një makinë tip "BMW" ka përplasur një mjet të vogël shkruan syri.net. Në këtë makinë ishte duke udhëtuar një grua, bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç.
Siç kanë bërë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, gruaja është transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e saj ishte e rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.



