Nëndeklarimi i pagave, Xama: Të gjitha aksionet e qeverisë kanë dështuar. Duhet bërë dallimi mes shkeljeve administrative dhe penale

Nëndeklarimi i pagave, Xama: Të gjitha aksionet e qeverisë kanë dështuar. Duhet bërë dallimi mes shkeljeve administrative dhe penale

Gazetarja Ola Xama tha në studion e MCN Economy se nuk ka asnjë nen në legjislacionit tatimor që ta cilësojë nëndeklarimin e pagave, vjedhje.

Xama sqaroi se quhet fshehje ose evazion fiskal.

Nuk ka asnjë nen në legjislacionin tatimor të evazionit që të lidhet me konceptin e vjedhjes. Më duket fjali populiste ajo që ka thënë ministri i Brendshëm dhe nuk përket fushës juridike. Nëndeklarimi krijon dëm në buxhet, shkakton pasojë tek paguesi i sigurimeve dhe krijon pasojë në ekonomi, por nuk është vjedhje, është fshehja ose evazion fiskal. Dy koncepte që duhen ndarë nga vjedhje.

Gjithë retorika që ka përdorur PS në takimet e ditëve të fundit me pensionistët, atyre i është thënë që faji pse pensionet janë të ulëta nuk është i qeverisë, por i atyre që nuk deklarojnë pagat dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore.

Sipas Xamës duhet bërë dallim mes shkeljeve administrative dhe atyre penale.

Unë do doja të bëja dallimin mes shkeljeve administrative dhe shkeljeve penale. Që një vepër të klasifikohet penale duhet të jetë qëllimi negativ. Nëse qëllimi i një biznesi është që përmes fshehjes së të ardhurave, nëndeklarimit të pagave është që të vjedhë buxhetin e shtetit duke mos i paguar, ose që të vjedhë pensionit që do i takonte punonjësve, atëherë po.  

Më tej gazetarja tha se të gjitha aksionet që ka ndërmarrë qeveria kanë dështuar sepse nuk ka pasur konsistencë nga ana e administratës tatimore.

Për të arritur tek pjesa e aksioneve, aksione ka pasur, por kanë dështuar, siç dështoi dhe reforma e pensioneve sepse nuk kanë pasur konsistencë nga ana e administratës tatimore që para se të trajtojë punën në mënyrën më të thjeshtë për inspektoratet dhe drejtoritë e saj duke vendosur një pagë minimale të sheshtë, ndërkohë që e kemi sistem tatimor progresiv duhet që të bëjë reformën në matjen, studimin e pagave sipas sektorëve dhe sipas pozicioneve në këto sektorë. Nëse është problem kjo të vendoset referenca. Por, kjo nuk bëhet reprezalje se biznesi vendos të mbyllet, ose të vijojë nëndeklarimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy