Mediat angleze: Princi Charles mori 3 milionë euro nga ish-kryeministri i Katarit

Mediat angleze: Princi Charles mori 3 milionë euro nga ish-kryeministri i Katarit

Princi Charles i Anglisë ka marrë 3 milionë euro në dorë midis vitit 2011 dhe 2015 nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber al-Thani, ish-kryeministri i Katarit.

Është ky denoncimi i britanikes Sunday Times, në publikimin e së dielës.

Clarence House, rezidenca zyrtare e princit, siguron nga ana e saj se procedurat ligjore janë respektuar dhe se paratë e dhuruara janë transferuar në organizatat bamirëse sponsorizuar nga Charles.

Sipas Sunday Times, një milion euro i janë dhënë kesh në një valixhe princit, ndërsa paratë e tjera ishin futur në qese plastike të dyqanit të ushqimeve Fortnum & Mason në Londër.

Në çdo dërgesë, ndihmësit e princit numëronin faturat dhe më pas telefononin Coutts, një bankë private e cila vepron për familjen mbretërore.

Paratë më pas do të depozitoheshin në llogaritë e Fondit Bamirës të Princit të Uellsit (Pwcf).

Fondi Bamirës i Princit të Uellsit është një fondacion bamirës i Charles, i cili menaxhon organizata të ndryshme bamirësie të dedikuara për “kauza të mira” si arsimi, mbrojtja e mjedisit, shëndeti dhe mbrojtja sociale.

Sunday Times ngre pikëpyetje, pasi shkruan se takimet mes Charles dhe ish-kryeministrit të Katarit nuk kanë qenë pjesë e angazhimeve zyrtare të familjes mbretërore.

Lajmi vjen gjithashtu në një moment delikat, pasi muajt e fundit, donacionet kanë qenë nën vëzhgim nga Shërbimi i Policisë Metropolitane, pasi Charles dyshohet se i ofroi ndihmë një donatori saudit për t’i siguruar atij një nder dhe nënshtetësi britanike, në këmbim të donacioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy