Topulli: Në Komunitetin Mysliman nuk bëhen zgjedhje

Topulli: Në Komunitetin Mysliman nuk bëhen zgjedhje

Justinian Topulli, ish-kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve, thotë se në Komunitetit Mysliman nuk bëhen zgjedhje. Në studion e “Arnautistan”, Topulli u shpreh se përtej mbështetjes së gylenizmit nga ky institucion, problem më i madh është moszhvillimi i zgjedhjeve të mirëfillta.  

Pavarësisht rezervave tona ndaj kryesisë së Komunitetit Mysliman, ata përfaqësojnë institucionin. Nga ana tjetër kemi një shtet që ka financuar. Bashkësia Myslimane Turke ka ndërprerë marrëdhëniet zyrtare me komunitetin mysliman. U krijua një situatë e pazgjidhshme.

Krerët e Komunitetit Mysliman janë gylenistë. Të jesh gylenist nuk përbën vepër penale. Është një bindje brenda islamit. Ata llogarinë e kanë me Zotin. Por problemi i gylenizimit është në momentin kur sektarizmi, kërkon t’u imponohet pjesës tjetër të myslimanëve me format e tyre të buta, dhe duan të dalin sikur janë ata islami.  

Kjo është ajo që ka ndodhur me Komunitetin Mysliman. A përbëjnë gylenistët problem në Shqipëri nuk e dimë. Por për ne si komunitet mysliman përbën problem. Ata nuk janë zgjedhur. Ne shpesh kontestojmë zgjedhjet në Shqipëri. Por aty nuk bëhen fare zgjedhje. Formalisht ose nuk bëhen, ose bëhen fiktivisht, merren në telefon. Ka probleme pa fund, është të vësh duart në kokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy