Ekzekutohet një shqiptar dhe plagoset rëndë një tjetër në Francë, policia nisë hetimet

Ekzekutohet një shqiptar dhe plagoset rëndë një tjetër në Francë, policia nisë hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një shqiptar është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri. Sipas mediave franceze që citojnë policinë lokale, ngjarja ndodhi të shtunën, më 2 dhjetor 2017 rreth orës 19, në zonën e Epagny Metz-Tessy.

Sipas infomacioneve të para të policisë vendase, në zonën ku ndodhi krimi pati një sherr të dhunshëm dhe siç rapotojnë mediat vendase kjo mund të jetë një larje hesapesh mes bandave për trafikun e drogës.

Në spitalin e Annecy u dërguan dy shqiptarë të plagosur me armë zjarri. Njëri prej tyre ndërroi jetë disa minuta më vonë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Më pas në spital u dërgua edhe një shqiptar i dytë i plagosur me armë. Ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Në xhepat e dy shqiptarëve policia gjeti shuma të mëdha parash, dërsa autoritetet nisën hetimet për këtë ngjarje. Dyshohet se sherri me armë ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës mes bandave rivale, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. 

“Le Parisien” raporton se një burrë u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në në Haute-Savoie në Francë. Viktima dhe i plagosuri janë të dy shqiptarë por identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

parisien shqiptar

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy