Lihet në burg polici që vrau kolegun në komisariat/ “Në makinë u gjetën 30 plumba, vrasja me paramendim”

Lihet në burg polici që vrau kolegun në komisariat/ “Në makinë u gjetën 30 plumba, vrasja me paramendim”

“Arrest me burg” caktuar Gjykata e Tiranës paraditen e sotme, për 25-vjeçarin Ludian Zaimi, i cili vrau me armë zjarri kolegun e tij 55-vjeçar Çaush Saliasi, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme, brenda komisariatit nr.3.

Për gazetaren e MCN Tv, Anduena Llabani, avokati mbrojtës i Zaimit tha se seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Klienti im është i penduar dhe ka qenë në kushtet e tronditjes së rëndë, pasi kanë pasur edhe marrëdhënie shoqërore me viktimën. Prokuroria kërkoi arrest me burg dhe gjykata e pranoi.

Ngjarja është e rëndë, do komunikoj prapë me klinetin dhe do kemi detaje të tjera.

Ndërkohë gazetarja Llabani raportoi se makina e 25-vjeçarit ishte gjetur e ndezur brenda komisariatit në një zonë të ndaluar dhe se brenda saj janë gjetur 30 fishekë.

Këto detaje tregojnë se duket se e kishte menduar mirë ngjarjen, për një bullizëm siç ka pretenduar, apo ngacmim të herë pas hershëm nga viktima, ish-kolegu i tij.

“Arrest me burg” caktoi gjykata edhe për efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Lutfi Gjylën, i cili në ambientet e jashtme të një lokali plagosi me armë zjarri në këmbë Murteza Lika rreth 55 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy