Spiunonin stafin, Franca gjobit me 1 milion euro gjigandin suedez të mobilieve

Spiunonin stafin, Franca gjobit me 1 milion euro gjigandin suedez të mobilieve

Gjykata franceze ka gjobitur me 1 milion euro gjigandin suedez të mobilieve për spiunim të stafit.

Ish-shefi i Ikeas në Francë, Jean-Louis Baillot u dënua me dy vite burg dhe një gjobë prej 50.000 euro.

Filiali francez u zbulua se kishte përdorur detektivë privatë dhe oficerë policie për të mbledhur të dhëna private për stafin dhe provat dolën në dritë në vitin 2012.

I tronditur nga afera, Ikea shkarkoi katër menaxherë dhe vendosi një kod të ri të sjelljes.

Në bankën e të akuzuarve ishin 15 persona përfshinin drejtues të lartë dhe ish-menaxherë të dyqaneve.

Katër oficerë policie ishin gjithashtu në gjyq për dorëzimin e informacionit konfidenciale.

Sistemi i spiunimit u përdor nga menaxherët e dyqaneve për të kontrolluar aplikantët për punë, si dhe për të kontrolluar stafin e tyre.

Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy