Spanjë, parandalohet një tjetër sulm, 5 të vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë

Spanjë, parandalohet një tjetër sulm, 5 të vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë

Policia spanjolle ka parandaluar një tjetër sulm terrorist në Cambrils, rreth 120 km nga Barcelona. Pesë persona që dyshohen si autorë të këtij sulmi të planifikuar janë vrarë nga policia.

Sipas policisë spanjolle disa prej të dyshuarve kishin veshur brez me eksploziv.

Autoritetet thonë se sulmi në Cambrils është i lidhur me sulmin e djeshëm terrorist në Barcelonë.

Dy të dyshuar të lidhur me sulmin në Barcelonë janë në paraburgim.

Sipas “The Guardian”, të lënduarit dhe viktimat e sulmit në Barcelonë janë nga 24 vende të ndryshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy