Krimet Zgjedhore/ Policia gjen lista zgjedhësish e kupona nafte në banesën e Elvis Rroshit, sekuestrohen telefonat e 4 personave të tjerë (VIDEO)

Krimet Zgjedhore/ Policia gjen lista zgjedhësish e kupona nafte në banesën e Elvis Rroshit, sekuestrohen telefonat e 4 personave të tjerë (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, ku ndër personat e kontrolluar është edhe ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Sipas burimeve zyrtare janë ushtruar kontrolle fizike në banesat e 5 personave të dyshuar. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar materiale të ndryshme që mund të lidhen krimet zgjedhore.

Në banesën e ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi, janë sekuestruar telefoni celular, fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.

Gjithashtu, shtetasve Orges Sinella, 38 vjeç, dhe Tak  Rroshi., 44 vjeç, të dy nga Kavaja, si dhe Tauland Hasa., 35 vjeç, nga Qerreti i Durrësit, u janë sekuestruar telefonat celularë. Ndërkohë, nga kontrolli ndaj Mirel Sinella., 37 vjeç, banues në Kavajë, i janë sekuestruar një pajisje DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Të gjithë këta shtetas dyshohen për përfshirje në veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, ndërsa hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal të nisur nga autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy