Në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë me grupet e interesit lidhur me projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për lojërat e fatit”, deputeti socialist Erion Braçe pohoi se aktualisht vijohet të luhet, por ngriti pikëpyetje se kush po e bën këtë aktivitet.
Dakord po luhet, po kush e organizon se ju jeni shoqata e basteve sportive dhe këta që e bëjnë sot çfarë janë?
Në qoftë se jemi në këtë pikë që jemi sot, jemi se policë të korruptuar në radhë të parë, prokurorë e gjykatës, ishin pjesë e lodrave të tilla.
Nga kazinotë brenda e deri te bastet, u bënë pjesë e aktivitetit ilegal në territor.
Sa kohë që është kjo, mund të më përgjigjeni se kush po luan dhe kush e bën dhe vërtetë mendoni se këta që po e bëjnë sot duhet të bëhen të ligjshëm, se po nuk u bënë të ligjshëm këta do të vazhdojë paligjshmëria?
Artan Shyti, ish-kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit deklaroi se interferenca kriminale e padokumentuar thuhet se është prezente në çdo fushë tjetër.
Ne nuk po themi që mos të ketë kompani të huaja, por ligji nuk mund të diskriminojë një kompani që ka funksionuar për 20 vjet.
Sot pihet duhan që shkakton dëm, dikush e menaxhon dhe nuk është kriminel.
Aksionerët e kompanive zyrtarë dhe administratorët zyrtarë meqenëse shoqata u mbyll në 2018, është sot duke ngritur një pyetje se kush e bën këtë aktivitet.
Kur u vendos të bëhet ligji, nuk u thirrëm dhe shteti ka mundur ta fusë në ligjshmëri këtë aktivitet bashkë me disa kompani.
Kur na është paraqitur një projektligj kemi dhënë sugjerimet tona.
Mendojmë se ka ca gjëra që mund të rregullohen, nuk jemi marrë në konsideratë.
Duam të ngremë një problem, sot ligji parashikon në sistem monitorimi online të të gjithë aktivitetit të kompanive.
Pjesa që do luajë në kompanitë e licencuar është e gjitha e monitoruar, pjesa tjetër nuk ke si e monitoron, vazhdon në paligjshmëri.
Sot nuk ka pika fizike dhe nëse nuk ka reklamë, nuk merret vesh që ka licencë.
80-90% e parave që janë luajtur i kanë fituar lojëtarët, se ndryshe nuk vinin që të luanin më.



