Bahri Beci në Zululand: Nuk do ta këshilloja futjen e paskajores gege në strukturën e shqipes standarde. Do të ishte një ndërhyrje e fortë.

Bahri Beci në Zululand: Nuk do ta këshilloja futjen e paskajores gege në strukturën e shqipes standarde. Do të ishte një ndërhyrje e fortë.

Edhe sonte ishte i ftuar Bahri Beci, me të cilin Nano  bisedoi mbi standardin e shqipes, por edhe mbi raportin që gegërishtja e toskërishtja kanë patur e kanë me të.

 

Nano tha se gegërishtja është penalizuar me  logjikë politike në Kongresin e vitit 1972, por Beci tha se përcaktimi "penalizim" është i fortë. Por bëri, sidoqoftë, saktësimin, se do të kishte qenë më e natyrshme nëse regjimi komunist nuk do t'i kish prerë rrugën shqipes zyrtare që kish vite që përdorej e që kishte për bazë gëgërishten (ky është një perifrazim që po i bëjmë idesë së tij, të cilën më të qartë e më plotë nund ta ndiqni në bisedën video).

 

Në fund, u fol edhe për atë që po ndodh në Kosovë me gjuhën. Ai pati idenë se mënyra më e mirë për të vlerësuar vendosmërinë e kosovarëve për të adoptuar shqipen standarde, ndonëse ky është një proces i mundimshëm për ta, është që të jemi të hapur për ndonjë ndryshim që ua bën atyre shqipen standarde më të afërt e më familjare. U fol edhe për pjesën tjetër të elitës kosovare që po përpiqet të ndahet nga shqipja standarde e të përdorë kosovarishten.

 

Në fund, lidhur me ndonjë ndryshim të mundshëm të standardit, ai tha se inkorporimi i paskajores gege në gjuhën standarde nuk duket shumë i këshillueshëm. Po të kemi parasysh strukturën e shqipes standarde, kjo do të quhej një ndërhyrje e fortë, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy