Xhadat/ Uniformat e burgjeve, ja çmimet “firmato” që shteti i pagoi fasonerisë në Shkozet

Xhadat/ Uniformat e burgjeve, ja çmimet “firmato” që shteti i pagoi fasonerisë në Shkozet

Pak ditë më parë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, prezantoi uniformat e reja të Policisë së Burgjeve për të cilat buxheti i shtetit shpenzoi 7.6 miliardë lekë.   
Emisioni “Xhadat” hodhi dritë mbi procedurat e tenderit, kompaninë fasone që e fitoi atë dhe çmimet e tejfryra për pjesën më të madhe të njësive.   

Kostumi i uniformës ceremoniale që përbëhet nga një xhaketë, dy palë pantallona , kapele dhe karficë, ka kushtuar sa gjysma e pagës së një punonjësi burgu, 32 600 lekë  të reja ose 326 mijë lekë, siç thotë me të vjetra populli. Uniformat e policisë së burgjeve ndahen në dy grupe, uniforma dhe uniforma për punonjësit e grupit të sigurisë , forcave operacionale dhe strukturës së posaçme . Uniforma dhe këpucë për grupin e parë të punonjësve, kanë kushtuar gati 2.5 milionë lekë për një punonjës, ndërsa për grupin e dytë  2.1 milionë lekë.
Ndonëse veshjet kanë specifikat e tyre, çmimet e pjesës më të madhe të tyre janë jashtë çdo logjike ekonomike, aq më tepër të një vendi të varfër si Shqipëria. Pardesy 22 600, kostumi i uniformës së punës 32 100 lekë, pantallona vere 6 000 lekë, pantallona dimërore 6 400 lekë, xhuboks blu e errët 15 900, rip mesi 2 100 lekë, çorape pambuku 480 lekë, dhe xhup dimri 29 100 lekë të reja.

Ndonëse uniformat e punonjësve të burgjeve u prezantuan dhe shpërndanë nën kujdesin e veçantë të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, nga verifikimi i “Xhadave„ nuk rezulton asnjë pagesë e kryer qoftë nga  Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara apo Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndaj Bashkimit të operatorëve  MARSI & AL shpk  dhe GIROMONDO shpk. E pyetur në lidhje me këtë fakt, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thotë se pagesat janë kryer konform kërkesave dhe sasive përkatëse të lëvruara bazuar në marrëveshjen kuadër të lidhur me operatorin ekonomik.  
Ndonëse një tender mbi kufirin e lartë monetar, në garë për tenderin e uniformës së burgjeve, morën pjesë vetëm 2 operatorë, bashkimi i operatorëve ekonomik “MARSI & AL” SHPK dhe “GIROMONDO” SHPK dhe B & B FASHION” SHPK , ky i fundit operator fiktiv, pra me ofertë 0 lekë. 
Mungesa totale e garës edhe në këtë tender solli një vlerë kontrate sa 99% e fondit limit, duke i kursyer buxhetit të shtetit vetëm një përqind të shumës prej 7.72 miliardë lekë. 

Po cilat janë faktet që të çojnë tek paracaktimi i fituesit në këtë tender?

Për të hedhur dritë mbi këtë do të ndalemi te Kriteret e Veçanta të Kualifikimi. Në pikën e parë që po veçojmë thuhet:

 “Operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare (2019, 2020, 2021), ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 199% e vlerës së fondit limit. Kriteri konsiderohet i përmbushuar nëse operatorët ekonomikë arrijnë vlerën e xhiros, pra 199% e vlerës së fondit limit, në të paktën 1(një) vit të periudhës së kërkuar të viteve financiare”

Ky kriter duket absurd pasi nga verifikimi i tenderave të ngjashëm, madje me vlerë më të lartë të fondit limit ky kriter është formuluar tek të gjitha me këtë përmbajtje: “Xhiroja mesatare vjetore gjatë tre viteve të fundit, te jetë në një vlere jo më e vogël se 40% të fondit limit”.
199% e vlerës së fondit limit, pra gati 14 miliardë lekë, është vlerë shumë e lartë, gjë që kufizon rrethin e subjekteve që duan të hyjnë në garë si dhe paracakton fituesin.

Kriteri tjetër thotë: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më pak se 39% e vlerës së fondit limit”.
Për tendera të ngjashëm ky kriter ka pasur këtë përmbajtje “Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e zhvillimit të procedurës, në vlerën jo më pak se 40% e vlerës së fondit limit” 
Pra pse 39% dhe jo 40%. Mos ndoshta operatori i kualifikuar fitues nuk e përmbushte këtë kriter dhe duhet të ulej përqindja?! 

Po kush është kompania Marsi AL ? Në 2 shtator të vitit 2016, Policia e Shtetit ndërpreu kontratën me kompaninë fituese, pasi po mashtronte me cilësinë e uniformave, ndryshe nga sa ishte parashikuar në kontratë. Në njoftim e Ministrisë së Brendshme, të datës 21 shtator 2016, thuhej :
“Policia e Shtetit ka ndërprerë kontratën me kompaninë “Marsi&Al”, e cila duhet të prodhonte uniformat e reja të punonjësve të policisë, për shkak të cilësisë së dobët të mallit dhe ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori përfaqësuesit e saj zyrtarë.
Përveç procedimit në Prokurori, ndaj kompanisë kontraktore, janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për bllokimin e garancisë financiare të kontratës në favor të Policisë së Shtetit.

Theksojmë se për shkak të cilësisë së dobët të mallrave dhe jashtë kushteve të kontratës, kompanisë nuk i është bërë asnjë pagesë nga Policia e Shtetit.

Gjithashtu është përgatitur dokumentacioni për Agjencinë e Prokurimit Publik me qëllim përjashtimin e kësaj kompanie për një periudhë tre vjeçare nga konkurrimi për prokurime publike.

Asaj kohe Policia e Shtetit ka referuar një material kallëzimi pranë Prokurorisë, në ngarkim të kompanisë “Marsi & Al” sh.p.k., për akuzën “Shpërdorim i kompetencave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy