Koreja e Veriut simulon sulmin bërthamor ndaj “objektivit kryesor të armikut”

Koreja e Veriut simulon sulmin bërthamor ndaj “objektivit kryesor të armikut”

Koreja e Veriut deklaroi të hënën se kreu një stërvitje për lëshimin e raketave balistike një ditë më parë që simuloi një kundërsulm taktik bërthamor ndaj “armikut”, ku raketa shpërtheu 800 metra mbi Detin e Japonisë.

Predha, me gjasë raketa e vetme balistike me rreze të shkurtër e zbuluar nga Japonia dhe Koreja e Jugut të dielën në mëngjes, ishte e pajisur me një kokë të rreme bërthamore, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Testimi i raketës erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po kryenin një stërvitje të përbashkët ushtarake të quajtur “Mburoja e Lirisë”, stërvitja e tyre e parë e përbashkët e pranverës në shkallë të gjerë në pesë vjet. Kjo stërvitje zgjat deri të enjten.

Njësitë e Koresë së Veriut të ngarkuara me operimin e armëve taktike bërthamore kryen një stërvitje të kombinuar të shtunën dhe të dielën, e krijuar për t’i njohur me procedurat dhe proceset për zbatimin e misioneve të tyre të sulmit, thuhet në raport.

Raketa u lëshua nga konteja Cholsan, Provinca Veriore e Pyonganit në veriperëndim të vendit të dielën dhe “shpërtheu me saktësi 800 metra mbi ujërat e synuara” në rrezen e saj të goditjes prej 800 kilometrash, duke dëshmuar kështu edhe një herë besueshmërinë e pajisjeve të kontrollit të shpërthimit bërthamor”, raportoi KCNA.

Stërvitja u mbikëqyr personalisht nga lideri Kim Jong Un, i cili, sipas raportit, theksoi nevojën që anëtarët e shërbimit të jenë të përgatitur më mirë në pozicionin e tyre aktiv për të bërë një kundërsulm bërthamor të menjëhershëm dhe dërrmues në çdo kohë.

Kim përcaktoi gjithashtu orientimin e rëndësishëm të ndërtimit të forcës bërthamore dhe detyrat strategjike që duhen përmbushur në përgatitjen e forcës bërthamore për një luftë.

Lideri koreano-verior u citua të ketë thënë se “armiqtë e vendit po bëhen gjithnjë e më të theksuar në lëvizjet e tyre për agresion” dhe se Koresë së Veriut i kërkohet urgjentisht të forcojë parandalimin e saj të luftës bërthamore në mënyrë eksponenciale.

Sipas qeverisë japoneze, raketa e zbuluar të dielën vlerësohet të ketë fluturuar rreth 800 km në një lartësi maksimale prej rreth 50 kilometër dhe mund të ketë fluturuar në një trajektore të parregullt.

Besohet se raketa ka rënë në Detin e Japonisë, jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Fotografitë e transmetuara nga media shtetërore treguan se Kim shoqërohej nga vajza e tij në mbikëqyrjen e stërvitjes.

Mediat koreano-veriore thanë gjithashtu se më shumë se 1.4 milionë të rinj në vend ishin regjistruar rishtazi për shërbimin ushtarak që nga e diela në përgjigje të stërvitjes SHBA-Kore e Jugut, të cilën Pheniani e sheh si një provë pushtimi.

Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut shprehu të hënën keqardhje të thellë për denoncimin e Koresë së Veriut për stërvitjen “mbrojtëse” të kryer nga Seuli dhe Uashingtoni, ndërsa tha gjithashtu se Pheniani po paraqet kërcënime me armë bërthamore në një mënyrë armiqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy