
Kufizimi i segmenteve rrugore dhe bllokimi i kryqëzimeve ka paralizuar Tiranën në orët e para të mëngjesit ku shumë qytetarë janë detyruar të humbasin orët e punës apo destinacionin përkatës në kohë.
Ditë më parë bashkia e Tiranës lajmëroi për zhvillimin e maratonës Triathlon nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12. Rrugët e bllokuara si unaza lindore, rrugët pranë Liqenit Artificial, Bulevardi kryesor apo dhe rruga e Elbasanit solli dhe nervozizmin e qytetarëve por dhe të shoferëve të cilët duhej të shkonin në punë apo destinancionin përkatës në kohë.
Një mirëorganizim kanë kërkuar qytetarët edhe për autobuzat të cilët nuk kanë qenë në qarkullim në orët e para të mëngjesit. Linja "Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" u devijua ndërsa "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër", Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit dhe Unaza u pezulluan përkohësisht duke i lënë qytetarët pa një zgjidhje.
Teksa ishte lajmëruar dhe dita pa makina ku një pjesë e mirë e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ bllokohet siç do të dielë, nga reagimet e qytetarëve ndaj forcave të policisë bashkia vendosi ta zhbllokoj këtë aks kryesor. Maratonat zhvillohen disa herë në vit në Tiranë duke bllokuar një pjesë të rrugëve.



