
Policia federale braziliane po shqyrton kërkesën për arrestimin e ish-Presidentit Jair Bolsonaro nëse nuk kthehet në Brazil deri në muajin prill.
Kështu raportojnë mediat vendase, ku nëse Bolsonaro qëndron ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të ngrihet akuza e veprës penale “shmangie e rrethit të fajit”, e parashikuar nga neni 302 i kodit të procedurës penale si kërkesë për të justifikuar arrestimin paraprak të një të dyshuari.
Ish-udhëheqësi i krahut të djathtë, i cili ndodhet në Florida që prej 30 dhjetorit, po hetohet nga Gjykata e Lartë për përfshirje të dyshuar në sulmin ndaj ndërtesave të pushtetit në Brasilia, ngjarje që u zhvillua më 8 janar nga mbështetësit e tij radikalë.
Pozicioni i tij u ndërlikua më tej pas rastit të bizhuterive të dhëna gruas së tij nga autoritetet saudite, të cilat Bolsonaro dyshohet se u përpoq t’i fuste në Brazil pa i deklaruar në doganë.
Në një intervistë për CNN Brasil, Ministri i Financave Fernando Haddad tha se e konsideronte përpjekjen e ish-Presidentit si “vjedhje”.
Ndërkohë, prokurori i Gjykatës së Audituesve, Lucas Rocha Furtado, ka urdhëruar Bolsonaro që që t’ua dorëzojë menjëherë bizhuteritë autoriteteve.



