Hoxhaj: Rrjetet sociale pasqyrojnë problematikat tona në shoqëri dhe familje, shteti të marrë masa

Hoxhaj: Rrjetet sociale pasqyrojnë problematikat tona në shoqëri dhe familje, shteti të marrë masa

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për platformën Tik Tok dhe influencerët shqiptarë, u shpreh se kjo platformë ka krijuar shumë probleme te të rinjtë, deri në dhunë dhe sherre në gjimnazet e vendit.

Ajo tha se rrjetet sociale pasqyrojnë problematikat që kemi në shoqëri dhe familje dhe se sipas saj nu mund të kemi një mbyllje por duhet patjetër të merren masa.

Po të shohësh vende të zhvilluara e përdorin TikTok edhe për artë, kulturë dhe gjëra pozitive. Ne kemi bullizmin, ngacmim seksual, është shqetësuese. Për mua, rrjetet sociale pasqyrojnë problematikat që kemi në shoqëri dhe familje.

Kemi numër të lartë divorce, emigrim masiv, fëmijët rrinë nën kujdesin e gjyshërve. Kemi raste që në zonat e thella, sjellin fëmijët nën kujdesin e motrës ose vëllait dhe janë pa kujdes prindëror.

Nëse shkon në një gjimnaz të Tiranës, ka filluar dhunë, bullizëm, e tmerrshme. Kemi patur raste të fëmijëve, që duke nisur nga rrjetet sociale është qëlluar me thikë nga bashkëmoshatarët. Shteti duhet të marrë masa që këto të jenë të kontrolluara.

Kjo ideja ti mbyllim totalisht nuk jam dakord, por duhen kontrolluar. Problematikat që po na vijnë janë shumë të mëdhaja. Do të lëmë të rinjtë, të vriten dhe bullizohen me njëri tjetrin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy