Ish-Sekretari amerikan i Shtetit George P. Shultz, një titan i jetës akademike, biznesit dhe diplomacisë amerikane i cili kaloi shumicën e viteve 80 duke u përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik e duke krijuar një kurs paqeje për Lindjen e Mesme, u nda nga jeta në moshën 100- vjeçare.
Zoti Schultz vdiq të shtunën në shtëpinë e tij e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Stanfordit. Ai ishte një bashkëpunëtor i shquar i Institutin kërkimor Hoover, e mbante titullin e profesorit në Shkollën Pasuniversitare të Biznesit në Stanford edhe pas daljes së tij në pension.
Instituti Hoover njoftoi vdekjen e zotit Schultz të dielën, por nuk bëri të ditur shkaqet e vdekjes.
Një republikan i përjetshëm, zoti Shultz mbajti tre poste të rëndësishme në kabinetet qeveritare gjatë administratave të drejtuara nga republikanët.
Ai ishte Sekretar i Punës, Sekretar i Thesari dhe drejtor i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit nën Presidentin Richard M. Nixon përpara se të shpenzonte më shumë se gjashtë vjet në detyrën e Sekretarit të Shtetit kur Shtëpia e Bardhë drejtohej nga Presidenti Ronald Reagan.
Zoti Schultz ishte sekretari Shtetit me kohën më të gjatë të qëndrimit në këtë detyrë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Si kryediplomat i kombit, zoti Shultz negocioi traktatin e parë për zvogëlimin e arsenalit bërthamor të Bashkimit Sovjetik, megjithë kundërshtimet e ashpra nga udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev ndaj “Iniciativës Strategjike të Mbrojtjes” së Presidentit Reagan.



