Gazetari Besmir Pula ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur dje në Rrugën e Kavajës, ku u arrestuan tre persona gjatë një operacioni anti-drogë, dhe u plagos Enea Sulejmani, personi që po transportonte 1 kg kokainë. Pula raporton se nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes tre të rinjve dhe policisë, por agjentët kanë qëlluar pasi në një moment janë ndjerë të rrezikuar.
Janë zbardhur detaje të reja ku gjatë një operacioni anti-drogë u arrestuan tre persona, dhe mbeti i plagosur personi kryesor që kishte në dispozicion 1 kg kokainë. Trafikantët e shpërndanin drogën në zonën e Xhamllikut, por dhe zona të tjera të kryeqytetit. Në momentin që Forcat Operacionale kanë ndërhyrë, ata kanë tentuar që të bëjnë shkëmbimin e drogës. Janë arrestuar tre persona, bëhet fjalë për Enea Sulemjanin, që kanë edhe përfaqësues i sindikatës së Transportit Ndër-Qytetas dhe dy të rinj të tjerë që bashkëpunonin për të trafikuar drogën. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se prej dy muajsh ata ishin nën vëzhgim nga Forcat Operacionale.
Agjentët e anti-drogës bllokuan automjetin dhe më pas arrestuan personat. Enea Sulejmani është plagosur në kofshë dhe sipas burimeve në Spitalin e Traumës ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti Wolkswagen, dhe 1 kg kokainë, por nuk është gjetur armë, dhe nuk ka pasur shkëmbim zjarri. Por duke qenë se automjeti ka bërë një manovër të rrezikshme duke ecur indietro, agjentët janë ndjerë të rrezikuar për jetën, për shkak se kanë tentuar të shtypin agjentët, më pas ata kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit”.



