Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume nuk e përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardshme të shkohet me kodin e vjetër zgjedhor. Në një intervistë në studion e Televizionit Tema, Kume u shpreh se sjelljet e fundit të PD-së dhe PS-së ia kanë ulur optimizmin për realizimin reformës zgjedhore.



