Presidenti rus Vladimir Putin shkarkon nga detyra ambasadorin rus Vladimir Chizhov, i cili mbante postin e përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Bashkimin Europian.
Deri më tani askush nuk është emëruar për këtë pozicion dhe asnjë kandidat nuk është diskutuar.
Shkarkimi u komunikua me anë të një dokumenti të Kremlinit, të nënshkruar nga Putin.
Me këtë dekret shkarkoj Vladimir Alekseevich Chizhov nga detyrat e tij si përfaqësues i përhershëm i Federatës Ruse në Bashkimin Europian dhe Komunitetin Europian të Energjisë Atomike në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.



