OBSH: Pa solidaritet botëror nuk fitohet kundër Covid-19

OBSH: Pa solidaritet botëror nuk fitohet kundër Covid-19

"Për të fituar luftën kundër koronavirusit nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm vaksina, pasi solidariteti botëror, që po vihet në diskutim, do të jetë po aq i rëndësishëm", tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme të koronavirusit. Ai vuri në dukje, shembullin e betejës botërore kundër lisë së dhenve.

"Elementi vendimtar në fitoren kundër lisë ishte solidariteti botëror. Pavarësisht Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkuan forcat për të fituar kundër një armiku të përbashkët, duke pranuar se virusi nuk bën dallim në kombe apo ideologji. Tani kemi nevojë më shumë se kurrë për të njëjtin solidaritet për të fituar kundër Covid-19”, tha Tedros nga selia e Gjenevës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy