Useini: Kur ndjen se dikush tjetër të merr energjinë, ke nevojë të punosh shumë me veten

Useini: Kur ndjen se dikush tjetër të merr energjinë, ke nevojë të punosh shumë me veten

Mjeshtri i meditimit Sheki Useini ndan bindjen se nuk ekzistojnë njerëz toksikë, por bindje dhe shprehi të tilla, por jo shpirtra toksikë. 

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN” ai tha se kur ne ballafaqohemi me një fenomen të raporteve toksike, aty ka dhe zgjidhje se si të menaxhohet një raport i tillë, por pikë së pari ka të bëjë me raportin që kemi me vetëbesimin.

Sipas tij, çdo njeri që futet në jetën tonë është ose një dhuratë, ose një test, ose një mësim dhe se nëse vazhdimisht ndihemi të sulmuar nga persona toksikë, tregon se ne në brendinë tonë kemi akoma plagë të pashëruara nga fëmijëria. 

Nëse një njeri ndjen që i merret energjia nga dikush tjetër, ke nevojë që të punosh shumë me veten. Ata njerëz që marrin energjinë vibrojnë në nivele të ulëta të energjisë. 

Nëse një njeri arrin të ketë një akses te mënyra se si ndihesh dhe ta përthith energjinë, ai njeri është një lajmëtar se ti ke punë me veten. Ai njeri tregon se ti ke nevojë të lidhesh dhe të punosh më shumë me veten. 

Ne marrim aq sa tolerojmë dhe në një marrëdhënie toksiciteti kur fillojmë të bëjmë pazare në emër të dashurisë. Në shumë marrëdhënie në çift sakrifikohet liria për të fituar dashurinë, por në fund i humbim të dyja. 

Kur ne nuk ndihemi mirë në një raport, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i evitojmë këto raporte. Çdo njeri që futet në jetën tonë është ose një dhuratë, ose një test, ose një mësim. 

Nëse vazhdimisht ndihemi të sulmuar nga persona toksikë, tregon se ne në brendinë tonë kemi akoma plagë të pashëruara nga fëmijëria dhe kjo na shtyn deri në atë nivel që sapo krijojmë një raport të ri me dikë, nga frika, dhimbja dhe ajo që kemi përjetuar, kemi frikë mos është një person toksik. 

Ne duhet të mësohemi që në fillim të shohim të mirën tek tjetri në mënyrë që e mira të kultivohet edhe tek ne. Ne kemi mundësi të ndikojmë tek tjetri, nëpërmjet shembullit si jemi ne vetë. 

Për raportet në bashkëshortësi jo vetëm femrat, por edhe meshkujt vuajnë nga toksiciteti. Por femrat janë ato që vuajnë, pasi pozita e femrës në shoqërinë tonë ka nevojë të përmirësohet. Por çështja e toksicitetit është reciproke. 

Frikërat dhe xhelozitë që shfaqen në një raport, kanë të bëjnë me kompleksin e inferioritetit, frika nga braktisja, dhe mungesa e dashurisë për veten, me shpresën se tjetri do e plotësojë atë boshllëkun. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy