Rama për rrugën e Arbërit: Do të hapet më 29 nëntor

Rama për rrugën e Arbërit: Do të hapet më 29 nëntor

Kryeministri Edi Rama përmes postimit të një foto nga rruga e Arbërit, ka bërë të ditur se kjo rrugë, do të hapet më 29 nëntor dhe më pas do mund të lëvizin lirshëm të gjithë automjetet.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë pamje të veçantë nga rruga e Arbërit që më datë 29 do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Rruga e Arbrit do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.

Në këtë aks ndodhet edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon.

Punimet për rrugën e Arbrit nisën në verën e 2009 dhe brenda mandatit të demokratëve përfundoi njëri lot nga Bulqizë-Ura e Çerenecit. Por pjesa më e vështirë dhe më i kushtueshëm ishte segmenti Ura e Brarit – Tunelit Qafë Murriz, 34 kilometra gjatësi. Vetëm në Qershor të 2018 nisën zyrtarisht punimet për këtë segment. Afati zyrtar për përfundimin e punimeve, sipas kontratës, është pranvera e 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy