“Çmendet” OSHEE, 160 euro për megavat (VIDEO)

“Çmendet” OSHEE, 160 euro për megavat (VIDEO)

OSHEE është duke blerë energji me cmime rekord.Të dhënat zyrtare tregojnë se, në tenderin e fundit kompania shtetërore e shpërndarjes së energjisë bleu energji me cmim deri në 160 euro për megavat. Ky është niveli më I lartë historik, me të cilin shteti shqiptar ka blerë ndonjëherë energji elektrike. 

Sipas dokumentave, në tenderin e zhvilluar këtë të hënë, OSHE shpenzoi 13.1 milionë euro për të siguruar energji për periudhën 1 deri në 12 shtator. Kjo do të thotë se aktualisht shqipëria po shpenzon 1 milionë euro në ditë për të blerë energji elektrike.

Vitet e fundit, qeveria shqiptare ka trumbetuar si arritje madhore reformën në energji dhe investimet në këtë fushë. Qeveria ka nënshkruar kontrata për disa vepra për prodhimin e energjisë, kryesisht në fushën e energjisë diellore.

Paralelisht, qeveria vazhdon të zvarrisë prej disa vitesh ndërtimin e bursës së energjisë, e cila do të mundësonte cmime më të drejta, larg abuzimeve që ndodhin shpesh me tenderat publikë.  Por as bursa e energjisë dhe as centralet diellore nuk kanë nisur akoma të ndërtohen, duke e lënë vendin në mëshirën e kushteve hidrike dhe peng të cmimeve të larta që prodhojnë tenderat për blerjen e energjisë.

Nëse situata e vështirë hidrike do të vazhdojë edhe për muajt në vijim, atëherë buxheti i OSHEE do të tronditej nga blerja e energjisë në tregun e lirë. Vitet e fundit gjendja e sektorit energjetik është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e thatësirave më të shpeshta, por edhe më të zgjatura duke u bërë sërish risk serioz për financat publike të vendit. Ndërkohë që burimet e reja, të cilat do të shtonin prodhimin e energjisë në vend, mbetet në letër dhe në kronikat e propagandës së zyrtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy