
Arben Mema është personi që terrorizoi sot qytetarët që ndodheshin në sheshin ‘Skënderbej’, ku me automjetin e tij u drejtua me shpejtësi drejt qytetarëve për t’i përplasur. Pasi u ndalua nga një qytetar i rastit, 22-vjeçari Klodian që u cilësua si ‘hero’, dhe më pas u neutralizua nga qytetarët e tjerët, u arrestua nga policia.
32-vjeçari Mema citohet të ketë thënë për mediat: “Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte, humba kontrollin”.
Momenti kur Klodiani ndalon agresorin
Sipas njoftimit të policisë, Arben Mema ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën në makinë sasi të lëndëve narkotike.
“Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lexo edhe:
Video/ Makina hyn në sheshin “Skënderbej” drejt qytetarëve! Flet 'heroi' që ndaloi agresorin



