Pas bumit të telefonave Android pothuajse me madhësinë sa një tabletë, shfaqet një telefon i vogël sa një kartë krediti, 110 gram i rëndë dhe i pajisur me një ekran prej vetëm 3 inç.
Quhet Jelly 2, në bordin e tij ka rrjetin 4G dhe sistemin operativ Android 10. Mund ta blini atë në Kickstarter, ku tashmë ka tejkaluar shumën e kërkuar për financim, në 159 dollarë.
Jelly 2 prodhuar nga Unihertz, një kompani kineze që tashmë e ka bërë veten të njohur për produkte të ngjashme: e para Jelly, e lançuar në vitin 2017, ishte telefoni inteligjent më i vogël Lte në botë, me një ekran prej vetëm 2.45 inç. Karakteristikat e tjera teknike të Jelly 2 përfshijnë një Ram 6 GB, një memorie të brendshme 128 GB, një kamer të pasme 16 megapiksel dhe një kamerë të përparme 8 megapixel.



