Në studion e MCN Informacion, Engjëll Musai, drejtor i gazetës "Telegraf", tha se formalizimi i lojërave të fatit do të sillte përfitime për të gjithë.
Që këtu qarkullojnë miliona euro ne i shikojmë, se janë edhe në të zezë. Nëse ato do të futeshin në arkën e shtetit do të përfitonin të gjithë. Sot të gjitha lojërat sportive i ke në të zezë. Shteti nuk jep para se thotë le ti nxjerrin vetë. Është gabim. Shteti do të fitonte më shumë nëse do të formalizoheshin.
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te ligji i basteve, ai tha se të ardhurat duhet të përqendrohen vetëm te sporti.
Kush do të jetë qendra më e madhe e vendosjes së piketave? Do jetë sporti. Atëherë pse t’i çojmë te kultura të ardhurat? Institucionet e kulturës të krijojnë burimet e tyre të fitimit.
Ai shtoi se pret reflektim nga kryeministri Rama për mbështetjen e sportit.
Me një mikun tim dhe mikun e Ramës dikur diskutonim dhe i thoshim “i vetmi njeri që duhet të bëni më shumë për sportin jeni ju”. Kryeministra që nuk kanë pasur asnjë lidhje me sportin kanë bërë më shumë për të. Sporti do para. Hidh para dhe do fluturojë vetë. Besoj duhet të ndryshojë mendje. Ose të lërë të lirë përmes ligjit të sponsorizimeve dhe atij të basteve.



