
Të paktën 13 persona të plagosur janë regjistruar nga sulmi në metronë në Brooklyn.
Policia vijon të jetë në kërkim të autorit të të shtënave. Sipas raportimeve të derimë tanishme i dyshuari ishte veshur si punonjës i metrosë dhe kishte vendosur një maskë gazi.
Një dëshmitar ka pohuar se i dyshuari është një burrë afrikano-amerikan.
Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.



